Liria e Zherovjanit po dominon në elitën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut.
Në tre ndeshjet e para ka po aq fitore.
Fitore domethënëse në javën që e lamë pas, me rezultat 3:1 ndaj Rabotniçkit.
Fitore që e ka gëzuar edhe kryetrajnerin Sadik Feratin.
“Jam i kënaqur nga lojtarët që japin maksimumin në çdo ndeshje.
Në javën e fundit ishte një ndeshje derbi, kundërshtari ka pas edhe dy përforcime nga jashtë”, - thotë Ferati për gazetën kombëtare "Bota sot".
Liria po përgatitet për sfidën e radhës dhe mëtojnë fitoren e katërt rresht në kampionat.
“Ne sfidën e radhës takohem në Shtip edhe ajo do të jetë ndeshje derbi ku ekipi i Shtipit këtë vit ka 3 lojtarë nga jashtë, Irani, mirëpo ndeshja nga ndeshja ndryshon. Rabotniçkin që fituam na e fitoi Shtipin”, - thotë Ferati.