Superliga A djemtë, java e tetë - vëmendja në Lipjan!
Java e tetë në Superligën A (djemtë), hapet me ndeshjen në “Karagaçi” të Pejës, me sfidën mes KV Peja e GE Theranda, e planifikuar në orën 20:00.
Derbi i javës luhet të dielën, në palestrën “Better Life” në Lipjan, ku Skënderbeu e pret Ferizajn, nga ora 19:00.
Ndeshja tjetër e së dielës, e vë përballë Dritën e Ulpianën nga ora 20:00.