Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në Superligën A (vajzat), me të cilën mbyllet sezoni vjeshtor i garave në elitë.
Java e 10-të hapet me ndeshjen e së shtunës, kur në “Bill Klinton” të Ferizajt, Fer Volley ballafaqohet me Prishtina ‘75, nga ora 20:00.
Kryendeshja e javës do të zhvillohet të dielën në “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku skuadra vendase ndeshet ne Fushë Kosovën, nga ora 18:30.
Në orën 18:00, poashtu të dielën, Kastrioti e pret liderin aktual Dritën.