Kupa e Shqipërisë në volejboll do të jetë pushim këtë fundjavë për t’i lënë vendin një tjetër eventi, këtë herë ndërkombëtar. Bëhet fjalë për turneun që do të organizohet me rastin e Pavarësisë.
FSHV dhe FVK do të organizojnë në Prishtinë turneun Kupa Pavarësia për meshkuj e femra, ku do të marrin pjesë disa nga ekipet më të mira nga të dyja kampionatet.
Shqipëria do të përfaqësohet me skuadrat e Skënderbeut e Partizanit për femra si dhe ekipet e Partizanit e Erzenit për meshkuj.
Ndeshjet do të zhvillohen në datat 24, 25 e 26 nëntor. Mungon në këtë turne Tirana kampione për meshkuj, pasi do të luajë në Kupat e Europës.
Gjysmëfinale-Femra
24/11, Skënderbeu – Prishtina, 17:00
24/11, Drita – Partizani, 20:00
Gjysmëfinale-Meshkuj
25/11, Partizani – Ferizaj, 15:00
25/11, Peja – Erzeni, 18:00