Emocione, pasion, dhe një paraqitje e jashtëzakonshme në fushë - këto janë elementet që bënë këtë turne një spektakël të vërtetë sportiv.
Rezultati 3:0 në finalen kundër Skënderbeut nga Korça tregon për përpjekjen dhe dominimin e tyre në fushë.
MVP i ndeshjes, Loresa Avdiu, shfaqi një talente të jashtëzakonshme dhe u bë pjesë e historisë së fitores.
Një performancë e mrekullueshme që siguroi suksesin për ekipin e Gjilanit.
Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë më të ngrohtë për lojtarët, stafin teknik dhe të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e këtij eventi të madh, shkruan në faqen e FVK-së.