Janë luajtur sot ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Në Grupin A, Skënderbeu ka prerë një biletë për në gjysmëfinale, pas fitores 3-0 ndaj Lushnjës (25-7, 25-11, 25-16).
Ndeshje e komanduar nga korcaret, që sigurojnë vendin e parë. Pogradeci fitoi 3-2 ndaj Barleti Volley (25-20, 35-23, 25-25, 23-25, 15-8) dhe të dyja ekipet duelojnë ende për një vend në gjysmëfinalet e Kupës.
Në Grupin B, Tirana e Partizani sigurojnë matematikisht gjysmëfinalet. Bardheblutë fituan 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-16, 25-16, 25-14), ndërsa të kuqtë mposhtën 3-0 Teutën në Durrës (25-12, 25-12, 25-9).
Grupi A-Femra (java 4-t)
Lushnja – Skënderbeu, 0-3
Pogradeci – Barleti Volley, 3-2
Renditja: Skënderbeu 12 pikë, Pogradeci 7 pikë, Barleti Volley 5 pikë, Lushnja 0 pikë.
Grupi B-Femra (java 4-t)
Vllaznia – Tirana, 0-3
Teuta – Partizani, 0-3
Renditja: Tirana 11 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë.