Vajzat shkojnë pas hapave të nënës.
Kjo mrekulli është në volejbollin e Kosovës.
Arbenita Ymeri dhe Emine Ramadani, dikur volejbolliste që lanë nam, sot vajzat e tyre po luajnë me sukses dhe janë prej më të talentuarave në vendin tonë
Era Bajramaliu, volejbolliste e talentuar dhe ndjek hapat e nënës së saj, Arbenita Ymeri – Bajramaliu, madje synon që t’ia kalojë.
Mos të harrojmë se Arbenita ka qenë reprezentuese e Kosovës dhe ka fituar disa tituj e Kupa të Kosovës me ekipe të ndryshme.
Era i ka 14 vjet, e gjatë 180 centimetra.
Emine Ramadani – Reka, dikur volejbolliste që e lakmonin shumë klube që të kanë në mjedisin e tyre, sot vajza e saj Tiara Reka, talente e kësaj loje.
Tiara ka 12 vjeç dhe është e gjatë 170 centimetra.
Tiara ka të gjitha që mundësitë që të bëhet lojtare më e mirë se nëna e saj.
Emine Ramadani ka luajtur me sukses dhe ishte edhe pjesë e kombëtares së Kosovës.