Kjo javë sjell fillimin e edicionit të tretë të ligës së përbashkët “Gjergj Kastrioti”.
Gara që lindi nga një bashkëpunim i shkëlqyer mes Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), do ta shënojë edicionin e tretë, pas dy viteve fantastike të mbyllura në formën më të mirë.
Garat në Gjilan, Ferizaj, Tiranë e Farkë, do ti sjellin në aksion ekipet më të mira nga Kosova e Shqipëria
4 ekipe nga Kosova dhe 4 tjera nga Shqipëria do të zhvillojnë garat në formë grumbullimi.