Liga “Gjergj Kastrioti”, veprimtaria mbarëkombëtare e volejbollit ka luajtur ndeshjet e para edhe tek meshkujt, me grupin A që i zhvilloi ndeshjet në Kosovë, në Pallatin e Sportit “Bill Klinton” në Ferizaj, dhe me grupin B që i luajtur ato në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë në Farkë.
Në grupin B, Tirana ka fituar në 4 sete ndaj Pejës, teksa bardheblutë e kanë marrë setin e parë,
25-23, dhe, ndonëse skuadra mike e ka fituar të dytin 25-22, ekipi i trajnerit Ben Sako ka vijuar të marrë të 3-tin, 25 -18 dhe të katërtin 25-22 dhe gjithë ndeshjen 3-1.
Ndërsa në takimin tjetër të këtij grupi ka qenë e njëjta tablo, me Dritën që ka marrë setin e parë, 25-16, dhe, ndonëse skuadra e Erzenit e ka fituar të dytin 25-17, ekipi gjilanas ka vijuar të marrë të 3-tin, 26-24 dhe të katërtin 25-23 dhe gjithë ndeshjen 3-1.