Po bëhet e qartë se cilët nga ekipet do të jenë në fazën e dytë të kampionatit të volejbollit për meshkuj të Maqedonisë së Veriut.
“Liria mban hapin me liderin Strumica.
Ndonëse ende nuk ka përfunduar java e 10-të, nga e cila kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera, gjërat që të qartësohen.
Me triumfin bindës ndaj Janta volley, skuadra e Lirisë së Zherovjanit vazhdon hapin me skuadrën kampione dhe kryesuese Strumica.
Menjëherë pas tyre është Vesna Probishtip, e cila duket se e ka vulosur fatin e Borecit velesian.
Triumfi i pritur ndaj Vardarit u sjell avantazh të madh volejbollisteve të Universitetit të Tetovës, në garën për turin e radhës.
Rivalët e tyre për atë pozitë, volejbollistet e Shkendijës, për të mbajtur shansin për këtë do të duhet të festojnë në udhëtim ndaj UGD-së së Shtipit të renditur në vend të tretë”, shkruan mediumi maqedon “sportplus.mk.
Liga e parë (meshkuj) – rundi i 10-të
Liria – Janta Volley 3:0
Vesna Probishtip – Gok Borec 3:1
Vardar – Universiteti 0:3
Susheva – Strumica 0:3
E hënë
18:00 SHTP UGD – Shkendija
E mërkurë
19:30 MAkedonija GIO – Rabotniçki
Tabela: Strumica 10-0, Liria 8-2, Shtip UGD 7-2, Vesna Probishtip 7-3, Rabotniçki 6-3, Universiteti i Tetovës 6-4, Shkendija 5-4, QK Borec 4-6, Susheva 2- 8, Janta Volej 2-8, Vardar i1-9, Makedonia Gio 0-9.