Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll, turneu mbarëkombëtar mes skuadrave më të mira të sportit të rrjetë snga Shqipëria e Kosova.
Tirana për meshkuj është ekipi i vetëm shqiptar që udhëheq me 6 pikë të plota në katër grupet e këtij turneu (dy grupe për meshkuj e dy për femra), duke i fituar sfidat e deritanishme.
Ekipet shqiptare kanë çaluar disi në dy raundet e para, duke qenë inferiore ndaj atyre kosovare, që udhëheqin në të dyja grupet e femrave dhe në një për meshkuj. ndeshjet e radhës do të luhen në mesjavë.
Meshkuj-Grupi A (java 2)
Skënderbeu (Kos) – Vllaznia, 3-2
Partizani – Ferizaj, 3-0
Renditja: Skënderbeu (Kos) 4 pikë, Partizani 4 pikë, Ferizaj 3 pikë, Vllaznia 1 pikë.
Meshkuj-Grupi B (java 2)
Tirana – Drita, 3-0
Peja – Erzeni, 1-3
Renditja: Tirana 6 pikë, Drita 3 pikë, Erzeni 3 pikë, Peja 0 pikë.
Femra-Grupi A (java 2)
Skënderbeu – Prishtina, 3-2
Skënderaj – Tirana, 3-0
Renditja: Skënderaj 6 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Tirana 3 pikë, Prishtina 1 pikë.
Femra-Grupi B (java 2)
Pogradeci – Fushë Kosova, 1-3
Drita – Partizani, 3-0
Renditja: Drita 6 pikë, Fushë Kosova 5 pikë, Partizani 1 pikë, Pogradeci 0 pikë.