Janë mbyllur ndeshjet e fazës së parë të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll për meshkuj e femra. Ky është turneu mbarëkombëtar në sportin e rrjetës, me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira nga Shqipëria e Kosova.
Pas dy raundeve të para, të zhvilluara me sistem grumbullimi, janë luajtur edhe ndeshjet e treta, që janë zhvilluar mes skuadrave të të njëjtit shtet. Kështu, te meshkujt, Vllaznia fitoi në Shkodër 3-1 ndaj Partizanit, ndërsa në Durrës, skuadra e Tiranës mposhti 3-0 Erzenin.
Te femrat, Skënderbeu fitoi 3-0 në kryeqytet ndaj Tiranës, ndërsa Partizani mundi në “Asllan Rusi” po 3-0 ekipin e Pogradecit. Ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohen ndeshjet e fazës së dytë, që do të përcaktojnë edhe 4 gjysmëfinalistët.
Grupi A-Meshkuj (java 3-të)
Ferizaj – Skënderbeu (Kos), 3-1
Vllaznia – Partizani, 3-1
Renditja: Ferizaj 6 pikë, Skënderbeu (Kos), 4, Partizani 4 pikë, Vllaznia 4 pikë.
Grupi B-Meshkuj (java 3-të)
Drita – Peja, 0-3
Erzeni – Tirana, 0-3
Renditja: Tirana 9 pikë, Peja 3 pikë, Erzeni 3 pikë, Drita 3 pikë.
Grupi A-Femra (java 3-të)
Prishtina – Skënderaj, 0-3
Tirana – Skënderbeu, 0-3
Renditja: Skënderbeu 8 pikë, Skënderaj 6 pikë, Tirana 3 pikë, Prishtina 1 pikë.
Grupi B-Femra (java 3-të)
Drita – Fushë Kosova, 3-0
Partizani – Pogradeci, 3-0
Renditja: Drita 9 pikë, Fushë Kosova 5 pikë, Partizani 4 pikë, Pogradeci 0 pikë.