Kombëtarja U18 e vajzave, e drejtuar nga përzgjedhësi Berat Husaj, si dhe ndihmësit Drilon Haziri e Elmi Zymeri, i kanë nisur përgatitjet për kualifikimet e CEV EuroVolley.
Grumbullimi në Skenderaj, ka filluar nga data 7 janar dhe gjithçka po ec sipas planifikimeve paraprake.
Forma e mire dhe entuziazmi i lojtareve, gëzon shumë, duke shtuar shpresat për një paraqitje sa më të mirë në kualifikime.
Garat kualifikuese të lësaj grupmoshe mbahen në Sofje të Bullgarisë, derisa Kosova bën pjesë në grupin A me Bullgarinë.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon ndaj Bullgarisë vendase më 19 janar 2024.