Kombëtarja U18 e vajzave, e drejtuar nga përzgjedhësi Berat Husaj, si dhe ndihmësit Drilon Haziri e Elmi Zymeri, po i vazhdojnë përgatitjet për kualifikimet e CEV U18 EuroVolley.
Grumbullimi në Skenderaj, që ka filluar nga data 7 janar, po ec sipas planifikimeve paraprake.
Garat kualifikuese të kësaj grupmoshe mbahen në Sofje të Bullgarisë, derisa Kosova bën pjesë në grupin A me Bullgarinë.
"Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon ndaj Bullgarisë vendase më 19 janar 2024.
FVK u uron shumë suksese shtabit teknik dhe vashave tona!", shkruan në faqen e FVK-së.