Djemtë e kombëtares së Kosovës U18, kanë arritur në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, ku do të zhvillojnë garën kualifikuese për CEV U18 EuroVolley.
Pas arritjes në Strumicë, Kombëtarja jonë e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë, për t’u ambientuar sa më mirë.
Kjo grupmoshë e drejtuar nga përzgjedhësi Blendi Haxhikadria, do të garojë në grupin A të kualifikimeve, së bashku me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kosova i nis kualifikimet të enjten, më 18 janar, ndaj Greqisë, kurse një ditë më vonë ndeshet me nikoqirin, Maqedoninë e Veriut.
Dy të parët e grupit avansojnë tutje dhe nga grumbullimi i realizuar nga 7 janari i këtij viti, jep shpresë forma dhe përgatitja e Kombëtares.