Federata e Volejbollit e Kosovës mburret me kategorizim, e cila është në kategorinë A duke lënë pas futbollin, boksin e basketbollin.
“Federata e Volejbollit e Kosovës, është në mesin e tri Federatave të mbetura në grupin A, të procesit të kategorizimit.
Ky proces, që sivjet për herë të parë u realizua nga MKRS, sipas vlerësimit paraprak, e ka renditur FVK-në në mesin e Federatave të Grupit A, që është niveli më i lartë.
FVK sipas vlerësimit të komisionit përkatës, i ka tubuar 85,2 pikë.
Mbetja në Grupin A, reflekton punën e mirë që është bërë në segmentet me rëndësi, të cilat janë kriter në vlerësim.
Shtëpia kosovare e volejbollit, i falënderon të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit tonë, e pa të cilët nuk do të ishte i mundur ky sukses.
Faleminderit gjithë familjes së madhe të volejbollit, partnerëve e bashkëpunëtorëve, që janë pjesë e jona.
Së bashku, vazhdojmë drejt shtigjeve të reja”, shkruan në faqen e FVK-së.