Ndeshja e volejbollit mes ekipit të Kosovës U20 dhe Rumanisë për vajza ka përfunduar me një fitore të qartë të Rumanisë me rezultatin 3:0.
"Rumania e dominoi ndeshjen në të tri setet duke treguar një performancë të shkëlqyer.
Në setin e parë, Rumania shfaqi një lojë të fortë duke fituar me rezultatin 25-16.
Ato e kontrolluan topin me precizion dhe taktikë të mirë, duke lënë pak hapësirë për reagim nga ekipi i Kosovës.
Seti i dytë shënoi një ndryshim të madh në performancën e dy ekipeve, ku Rumania shpërtheu me një lojë agresive dhe shpejtësi.
Me një rezultat prej 25-9, rumunet siguruan një avantazh të dukshëm në ndeshje.
Në setin e tretë, Rumania vazhdoi me rendiment të lartë, duke përfunduar ndeshjen me një fitore të qartë 25-12.
Kosova tentoi të kundërpërgjigjej, por Rumania kontrolloi situatën dhe siguroi një triumf të sigurtë.
Me këtë fitore 3-0, Rumania demonstron një ekip të fuqishëm dhe të përgatitur mirë në këtë konkurrencë të nivelit të lartë të volejbollit për vajza.
Ndeshjen e rradhës, Kosova e zhvillon të enjten, ndaj Turqisë nikoqire", njofton FVK.