Kualifikimet e CEV EuroVolley U20 në konkurencën e vajzave, e vënë Kosovën përballë nikoqirit Turqisë.
Në palestrën “Bestepe” në Ankara, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të kësaj kampanje të kualifikimeve.
"Turqia është skuadra e vetme pa humbje në këto kualifikime në grupin A, ndërsa ndaj Kosovës kërkon ta vazhdojë këtë ritëm.
Sfida Kosovë - Turqi, zhvillohet sot në orën 14:00 sipas kohës sonë", njofton FVK.