Serbët po e kuptojnë mirë realitetin dhe kjo po i revolton gjithnjë e më shumë, për faktin se për mos daljen në fushë për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren e Kosovës U-18, pësuan humbje me rezultat zyrtar 3:0 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Një farë pamfleti serb, “espreso” ka shkruar me nervozizëm: “Federata e Volejbollit e Kosovës ka kërkuar kontroll zyrtar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në lidhje me pretendimet e Serbisë se nëntë lojtarë të kombëtares kadet kanë pasur temperaturë, që dyshohet se ka qenë arsyeja e anulimit të ndeshjes me Kosovën”,
Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, shpreh dyshimin dhe theksuan se kanë kërkuar nga CEV që t'i konfirmojë raportet mjekësore.
“Kemi kërkuar nga Federata Evropiane e Volejbollit që të konfirmojë nëse janë dorëzuar raporte mjekësore se kjo ka ndodhur vërtet apo se nuk kanë dashur të luajnë kundër Kosovës”, tha Gjinovci për Radion Evropa e Lirë.
Gjinovci ka shtuar se Federata e Volejbollit të Serbisë duhet t'i bartë pasojat nëse del se qëllimisht kanë refuzuar të luajnë kundër Kosovës.
Kjo deklaratë e tij i ka hallakatur serbët sidomos komunitetin e volejbollit.