Erion Bajrami e Jona Krasniqi janë përzgjedhur në mesin e Shpresave Olimpike për vitin 2024, nga sporti i volejbollit.
"Bajrami e Krasniqi janë zyrtarizuar pas përzgjedhjes që ka bërë Komisioni i Sportit pranë KOK-ut.
Dyshja nga sporti i volejbollit, është në mesin e 42 bursistëve që vijnë nga 19 sporte olimpike, e të cilët janë deri në moshën 21 vjeçare.
Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.
Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv.
Gjatë vitit të kaluar, KOK kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj", njofton FVK.