Adriatik Kajtazi me ekipin e Volley Schonenwerd janë në finale të kupës së Zvicrës (meshkujt).
Ish volejbollisti i mirënjohur, ish reprezentuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, ka shënuar sukses të madh në zejen e trajnerit.
Volley Schonenwerd ka treguar lojë të madhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur sot me rezultat 3:0 Concordia Volley Luzern
Ekipi që drejton Kajtazi do të ballafaqohet në finale me Volley Amriswil.
Ndryshe është djali i trajnerit të mirënjohur Xhavit Kajtazit.
Adriatiku përveç si volejbollist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme, po shquhet edhe si trajner dhe është afër trofeut të Kupës së Zvicrës.