Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në mbarë Kosovën, për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një turne i volejbollit në konkurrencën e vajzave është mbajtur edhe në Gjakovë.
Me organizim të KV Vëllaznimi dhe mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, si dhe të Federatës së Volejbollit të Kosovës, është mbajtur turneu njëditor i volejbollit.
Pjesëmarrëse në këtë garë ishin klubet: KV Vellaznimi nga Gjakova, KV Prishtina Elite nga Prishtina, KVF Malisheva nga Malisheva dhe KV Feronikeli nga Drenasi.
Rivaliteti mes skuadrave solli turne mjaft cilësor, ku KV Vellaznimi u shpall kampion.
Në gjysmëfinale u takuan KV Vellaznimi - KV Malisheva, takim që përfundoi 3:0 dhe KV Prishtina Elite - KV Feronikeli 2:3.
Në finalen u ballafaquan Vellaznimi - Feronikeli, në një ndeshje me shumë emocione, ku pas një loje të fortë Vellaznimi u shpall kampion duke fituar 3:0