Do të nisin sot ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra.
Ekipet më të mira të kualifikuara nga faza e grupeve do të përballen për të siguruar një biletë për në finale.
Ndeshjet, si te meshkujt ashtu dhe te femrat, do të luhen me sistem vajtje-ardhje.
Orari i meshkujt
Sfidat e kthimit janë më 27-28 shkurt, pra pas një jave.
Dy gjysmëfinalet e meshkujve janë Skënderbeu-Tirana dhe Partizani-Erzeni. Ndërsa dy sfidat gjysmëfinalet e femrave janë Partizani-Skënderbeu dhe Pogradeci-Tirana
Priten përballje të forta, pasi në fushë do të zbresin katër ekipet më të mira në secilën kategori dhe që kanë kryer investime të mëdha për të arritur objektivat.