Liria e Zherovjanit është në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në volejboll (meshkujt).
Liria e ka eliminuar me rezultat 3:1 Universitetin e Tetovës.
Skuadra shqiptare i ka synimet e qarta, hyrjen në finalen e madhe dhe në fund edhe të fitojë këtë trofe të çmueshëm.
Kryetrajneri i i Lirisë, Sadk Ferati, tha se presin të mësojnë shortin dhe shpreson edhe që të kenë fat.
“Gjatë javës tjetër pritet të hidhet edhe shorti i gjysmëfinaleve të Kupës.
Shpresojmë të kemi edhe pak fat duke ditur që kundërshtarët tjerë kanë nga 3 përforcime nga jashtë vendit pres që nga ekipi minimum finale.
Favorit gjithsesi është ekipi i Strumicës”, thotë Ferati për gazetën kombëtare “Bota sot”.