Liga Gjergj Kastrioti do t’i mësojë kampionët e edicionit 2023/24, kur në një fundjavë të gjatë, vëmendja do të koncentrohet në Korçë.
Palestra “Tamara Nikolla” do t’i presë ndeshjet e fazës përmbyllëse të garës në Ligën Gjergj Kastrioti.
Aktiviteti do të hapet me gjysmëfinalet e vajzave, të planifikuara të premten më 1 mars.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/27/auto_21709040828.jpg)
Orari i femrave
Në gjysmëfinalen e parë do të takohen Drita e Tirana, nga ora 15:00, kurse nga ora 18:00 Skënderbeu ndeshet me Partizanin.
Në konkurencën e djemve, në gjysmëfinale janë dy ekipet nga Kosova, Peja e Ferizaj.
Gjysmëfinalet e djemve zhvillohen të shtunën më 2 mars.
Në gjysmëfinalen e parë nga ora 15:00 Tirana ballafaqohet me Ferizajn, kurse nga ora 18:00 Peja ndeshet me Partizanin.
Kujtojmë që te djemtë Erzeni është kampion në fuqi i kësaj gare, kurse te vajzat Skënderbeu nga Korça.