Skënderbeu dhe Drita janë dy skuadrat finaliste të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll për femra, turneu ndërkombëtar mes skuadrave më të mira nga Shqipëria e Kosova. Në Korcë, u luajtën sot dy sfidat gjysmëfinale, që përcaktuan ekipin vendës dhe atë të Kosovës si më të mirat.
Drita preu e para një biletë për në finale, pas fitores 3-2 ndaj Tiranës, në një ndeshje që zgjati dy orë (10-25, 25-23, 19-25, 25-12, 15-13). Dy herë bardheblutë kaluan në avantazh, por po dy herë u arrit nga rivalet kosovare, që më pas triumfuan edhe në setin e pestë, duke kaluar në finalen e së dielës.
Më e lehtë fitorja e Skënderbeut, që para publikut të tij nuk zhgënjeu.
Korçaret fituan 3-0 (25-16, 25-15, 25-12) ndaj Partizanit, duke përsëritur rezultatin e pak ditëve më parë në Kupën e Shqipërisë.
Ndeshje e dominuar nga lojtaret vendase, që e dominuan sfidën ndaj mikeshave nga kryeqyteti.
Gjysmëfinale-Femra
Skënderbeu – Partizani, 3-0
Tirana – Drita, 2-3
Finale-Femra
3 mars, Skënderbeu – Drita, 18:00
Gjysmëfinale-Meshkuj
2 mars, Tirana – Ferizaj, 15:00
2 mars, Partizani – Peja, 18:00