Drita e Gjilanit pa ndonjë mund të madh e ka mposhtur me rezultat 3:0 (25:10,25:23,25:15) Fer Volley-n, në kuadër të javës së 16-të të elitës së volejbollit të Kosovës.
Kampionja është treguar superiore për rivalen.
Drita kryeson me 47 pikë e Fer Volley është në pozitën e pestë e 8 pikë.
Statistikat:
“Loresa Avdyli: 20 pikë, 17 të fituara nga 33 sulme me 52%, 3 shërbime dhe 5 pikë të humbura.
Dhuratë Sylejmani:18 pikë, 17 të fituara nga 44 sulme me 39%, 15 pranime me 40%, 1 shërbim dhe 5 pikë të humbura.
Valmira Ramadani: 10 pikë, 8 të fituara nga 16 sulme me 50%, 2 shërbime dhe 2 pikë të humbura.
Melek Erbuga: 6 pikë, 4 të fituara nga 8 sulme me 50%, 1 bllok, 1 shërbime dhe 1 pikë të humbura.
Irem Yilmaz: 4 pikë; 4 të fituara nga 16 sulme me 25%, 22 pranime me 68% dhe 7 pikë të humbura.
Tuana Jerliu: 1 pikë, 1 shërbim, 2 pikë të humbura.
Tringa Kçiku: 1 pikë, 1 pikë të humbura.
Adelajda Prenga: 9 pranime me 78% dhe 1 pikë të humbura”, njofton KVF Drita.