Drita e Gjilanit po e dominon Kampionatin e Kosovës në volejboll (femrat).
Vashat e trajnerit Lorik Ilazi po tregojnë lojëra të mira dhe janë favorite kryesore për titullin e kampionit.
Drita kryeson me 47 pikë apo ka 11 më shumë se Fushë në vend të dytë.
Dy skuadra nga Ferizaj përmbyllin fundin e tabelës, Fer Volley me 8 e Kastrioti me 2 pikë pas javës së 16-të.