Kombëtarja e Kosovës në volejboll, te djemtë e vajzat, i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e CEV EuroVolley 2026.
"Në të dyja gjinitë, Kosovën e presin sfida serioze.
Te meshkujt, Kosova është në grup me Sllovakinë e Letoninë.
Ndeshjen e parë “Dardanet” e zhvillojnë para publikut vendas, më 17/18 gusht 2024, përballë Letonisë.
Te femrat, Kosova është në grup me Rumaninë e Kroacinë, po ashtu dy rivalë shumë cilësorë.
Volejbollistet tona e hapin kampanjën e kualifikimeve në ndeshjen me Kroacinë, të cilën e luajnë si vendase, më 17/18 gusht 2024.
FVK u uron shumë suksese ekipeve tona Kombëtare, duke kontribuar direkt në mbështetjen e grumbullimeve dhe çdo formë tjetër, që ekipet tona ta kenë paraqitjen sa më dinjitoze", njofton FVK: