Janë luajtur tri nga katër ndeshjet e javës së 12-të të Superligës në volejboll për meshkuj, ku Partizani kryeson i pashqetësuar edhe pa luajtur. Skuadra e Erzenit, fitoi 3-1 ndaj Elbasanit, duke mbrojtur vendin e dytë (25-17, 25-17, 23-25, 25-13).
Një fitore të rëndësishme për renditje korri edhe Vllaznia, që në shkodër fitoi 3-1 ndaj Elbasanit (25-14, 17-25, 25-11, 25-13). Shkodranët e dominuan takimin dhe ngjiten në vendin e tretë në klasifkimin provizor.
Fitore të vështirë korri Studenti, që mundi 3-2 Skënderbeun në Korcë (25-12, 25-14, 23-25, 20-25, 15-12).
Triumf që mban skuadrën kryeqytetase në zonën play off, ndërsa Skënderbeu është larg zonës së më të mirëve.
Superliga-Meshkuj, java e 12-të
Vllanzia – Teuta, 3-1
Erzeni – Elbasani, 3-1
Skënderbeu – Studenti, 2-3
Tirana – Partizani, 20 mars
Renditja: Partizani 33 pikë, Erzeni 27 pikë, Vllaznia 23 pikë, Tirana 21 pikë, Studenti 20 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Elbasani 6 pikë, Teuta 1 pikë.