Skenderaj ka shkëlqyer me rezultat 3:1 (23:25, 25:14, 29:27, 25:19) ndaj Prishtina ’75, në takimin e javës së 17-të të elitës së volejbollit të Kosovës.
Vendasit fituan setin e parë me 25:23 por tre setet tjerë ishin në favor të udhëtuesve, pasi që treguan lojë më të mirë.
Kryetrajneri i Skenderajt Yll Kadriu është krenar me vashat për fitoren e madhe në luftë për pozitën e tretë.
Pas javës së 17-të, Skenderaj dhe Prishtina ’75 renditen në vend të tretë përkatësisht të katërtin me 27 pikë të mbledhura.