Sot nga ora 17:15 dhe 20:15, zhvillohen finalet e djemve, respektivisht vajzave në Kupën e Kosovës 2024.
Pas një maratone të volejbollit, sot mësohen fituesit e Kupës së Kosovës për vitin 2024.
Nga ora 17:15, vjen finalja e djemve, mes KV Peja e KV Ferizaj.
Në 20:15 spektakli i finaleve do të vazhdojë me atë të konkurencës së vajzave, ku takohen KV Drita e KV Fushë Kosova.