Janë luajtur dy ndeshjet e para çerekfinale të play off-it në volejboll për meshkuj, ku marrin pjesë ekipet e klasifikuara në vendet 3-6 në përfundim të sezonit të rregullt. Partizani e Erzeni janë kualifikuar direkt në fazën gjysmëfinale.
Në kryeqytet, Tirana mundi pa shumë probleme 3-0 Skënderbeun (25-19, 26-24, 25-20). Miqtë nga Korça u përpoqën të rivalizojnë, por pa mundur dot të fitojnë, ndërsa Tirana bëri diferencën në parket në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren.
Më e bukur ndeshja tjetër luajtur në Shkodër, ku Vllaznia mundi 3-2 Studentin (21-25, 18-25, 26-24, 25-22, 15-13). Kryeqytetasit udhëhiqnin 0-2 me sete, por nuk arritën dot të fitojnë ndeshjen.
Pikët shtesë të setit të tretë i dhanë fitoren Vllaznisë, që më pas “merr krahë” dhe arrin të fitojë edhe dy setet e tjera. Gjithsesi, gjithçka është e hapur pasi ndeshja e kthimit do të luhet në kryeqytet.
Çerekfinale-Meshkuj
Nd.1, Tirana – Skënderbeu, 3-0
Nd.1, Vllaznia – Studenti, 3-2
Nd.2, Skënderbeu – Tirana, 6 prill
Nd.2, Studenti – Vllaznia, 6 prill
Çerekfinale-Femra
Nd.1, Tirana – Pogradeci, 3-0
Nd.1, Barleti Volley – Vllaznia, 2-3
Nd.2, Pogradeci – Tirana, 5 prill
Nd.2, Vllaznia – Barleti Volley, 5 prill