Partizani dhe Tirana kanë fituar mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në volejboll për meshkuj, duke udhëhequr 1-0 serinë. Në finalen e madhe shkojnë ekipet që fitojnë dy nga tri ndeshjet gjysmëfinale.
Në mjediset e Akademisë Goga, skuadra kampione e Tiranës luan si e tillë ndaj një rivali të fortë dhe fiton 3-1 (25-21, 25-22, 22-25, 25-17). Një ndeshje në përgjithësi nga bardheblutë, që patën një epërsi të lehtë, duke e merituar fitoren.
Shijakasit arrijnë të fitojnë setin e tretë dhe të rihapin përkohësisht ndeshjen, por Tirana nuk toleron dhe fiton setin e katërt. Një fitore me vlera për kryeqytetasit, që do të luajnë në fushën e tyre ndeshjen e kthimit pas disa ditësh
Në “Asllan Rusi”, skuadra e Partizanit, ende e pamposhtur në kampionat këtë sezon, fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë (25-20, 25-20, 25-20). Një ndeshje ku setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës, madje edhe në rezultat. Partizani dominoi e shkëputej gradualisht, duke mos i dhënë mundësi ekipit shkodran të rivalizojë.
Gjysmëfinale-Meshkuj,
Nd.1, Erzeni – Tirana, 1-3
Nd.1, Partizani – Vllaznia, 3-0
Nd.2, Tirana – Erzeni, 15 prill
Nd.2, Vllaznia – Partizani, 15 prill