Drita është kampion i ri i Kosovës në volejboll (femrat).
Vashat dëshmuan cilësi e me meritë ngadhënjyen me rezultat 3:0 ndaj Skenderajt.
Drita e Gjilanit ka treguar forcën e saj në palestrën e sportit në Skenderaj, ku ishin të pranishëm rreth 1.500 shikues.

Drita
Vendaset u përpoqën maksimalisht por nuk e përsëritën lojën sikur në Gjilan.
Trajneri Lorik Ilazi i ka shmangur gabimet e ballafaqimit të kaluar përkatësisht finales së tretë të play-off-it dhe sonte në finalen e katërt administruan lojën, duke fituar në konak të Skenderajt dhe në seri të fitoreve të finaleve me 3:1.
Ilazi edhe një herë ka dëshmuar se është trajneri më i mirë në vendin tonë, duke e mbrojtur titullin e kampionit.