Volejbollistja Fjolla Shabani i jep edhe më shumë vetëbesim klubit Ferizaj, për t’i realizuar synimet në Superligë në edicionin 2024-2025.
“Fjolla në vitin 2019 është shpallur lojtarja më e mirë në Kosovë.
Ajo ka qenë pjesë e KV Drita me të cilën fitoi shumë kupa dhe u shpall kampione.
Fjolla ishte pjesë e vazhdueshme e Kombëtares së Kosovës në të gjitha garat ku ajo mori pjesë.
Në vitin 2016 në gara ndërkombëtare Fjolla është shpallur lojëtare e ndeshjes kundër kombëtares së Zvicrës, kundër Kombëtares se Suedisë si dhe Estonisë.
Faleminderit për besimin që ti të rikthehesh prapë në ekipin tonë.
Na priftë e mbara në realizimin e objektivave tona”, njofton KV Ferizaj.