Klubi i volejbollit Ferizaj synon të jetë një arrë e fortë për skuadrat e Superligës së Kosovës.
Kryetrajnerja Arta Ramadani nuk po qëndron duarkryq por ka sjell në ekip edhe Vesa Shabani.
Me Vesën Ferizaj është edhe më i fortë.
“Vesa është njëra ndër qendrat më të mira në Kosovë.
Për shumë vite lojtare e KV Dritës me të cilën fitoi shumë kupa dhe u shpall Kampione.
Vesa është lojtare e Kombëtares së Kosovës.
Vitin që lamë pas Vesa ishte pjesë e Kv Fushë Kosova dhe këtë vit ajo do të jetë pjesë e jona”, njofton KVF Ferizaj.