Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka publikuar listën e gjerë të volejbollistëve të ftuar për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të volejbollit CEV EuroVolley.
Kualifikimet për në këtë Evropian “Dardanët” do t’i nisin më 17 gusht, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojnë në Gjilan kundër Letonisë.
Në grumbullimin e së enjtes (30 maj), janë ftuar lojtarë të cilët janë duke gëzuar formë të mirë. Grumbullimi mbahet në ambientet e FEFS në Prishtinë, nga ora 16:00.
Ky grumbullim vjen në kohën, kur së shpejti do të publikohet emri i përzgjedhësit të ri të Kombëtares së djemve, te e cila do të vazhdojë punën si asistent edhe Faton Mustafa.
Listën e volejbollistëve të ftuar e gjeni më poshtë.