KV Skënderbeu U16 kampion i Kosovës!
Djemtë e KV Skënderbeu U16, janë shpallur kampion të Kosovës në këtë grupmoshë, pasi në finalen përcaktuese për titull, e mposhtën KV Vëllaznimi U16, me rezultat 2:0 (25:21, 26:24).
"Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Sporteve “13 Qershori” në Suharekë, ishte mjaft interesante dhe rivalizuese.
FVK e përgëzon KV Skënderbeu U16 për suksesin e arritur dhe KV GE Theranda për organizimin e turneut final të kësaj grupmoshe", njofton FVK.