Dy trajnerët e volejbollit, Naser Krasniqi dhe Faton Mustafa, janë duke qëndruar në Itali, ku po ndjekin nga afër grumbullimin e Kombëtares U22 të Italisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe asaj Italiane, Krasniqi dhe Mustafa janë trajnerët e radhës që përfitojnë nga kjo marrëveshje e këmbimit të përvojave, në një vend si Italia që cilësohet si superfuqi në sportin e rrjetës.
Eksperiencat e strategëve italianë do të jenë të mirëseardhura për trajnerët tanë dhe kjo pritet t'i sjellë rezultate në performancën e ekipeve dhe volejbollit tonë.
Grumbullimi po zhvillohet në Trento të Italisë, duke ofruar një ambient ideal për të mësuar dhe për të përfituar nga metodat dhe taktikat e avancuara të volejbollit italian.
Ky shkëmbim përvojash synon të forcojë më tej kapacitetet e trajnerëve tanë dhe të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së volejbollit në Kosovë”, njofton FVK.