Dyshja nga Kosova, Bajrami e Murseli, e ka filluar me humbje CEV U22 Kampionatin Evropian në beach volley.
“Në ndeshjen hapëse të tyre, çifti kosovar u përball me çiftin turk, Kurt/Kuru, dhe pësuan humbje me rezultat të qartë 2-0.
Seti i parë përfundoi me rezultatin 21:11, ndërsa seti i dytë me 21:8, duke treguar një dominim të dukshëm nga ana e ekipit turk.
Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, Bajrami dhe Murseli janë të vendosur të rikuperojnë dhe të tregojnë performancë më të mirë në ndeshjet e ardhshme.
Dueli i radhës për dyshen kosovare është kundër ekipit slloven Prevorçnik/Oktogliç, një përballje që pritet të jetë sfiduese, por gjithashtu një mundësi për Bajramin dhe Murselin të tregojnë aftësitë dhe përgatitjen e tyre”, njofton FVK.