Tirana ndez afatin kalimtar

Volejboll

Tirana ndez afatin kalimtar

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:14
Enkeleda Braho

Pasi ka mbyllur marrëveshjen për rikthimin në pankinë të trajnerit Adrian Gorenxa, Tirana e volejbollit të vajzave ka hapur merkaton me një goditje të bujshme.

Klubi bardheblu ka konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm kapitenen Enkeleda Brahon, e cila do të vijojë që të veshë fanellën e 20 herë kampioneve të Shqipërisë.

Një nënshkrim shumë i rëndësishëm për ekipin kryeqytetas, që do të ketë sërish shërbimet e një prej lojtarëve më të mira shqiptare të dekadës së fundit, e cila bën diferencën në parket.

Nënshkrimin me Brahon e ka zyrtarizuar vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale. “Tirana e volejbollit të vajzave ka hapur me merkaton e sezonit. Enkeleda Braho, kapitenia e ekipit të volejbollit, edhe një sezon bardh e blu.

KS Tirana ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me volejbollisten Enkeleda Braho.

Klubi dhe tifozët bardheblu janë shumë entuziastë që i gjithë ekipi i volejbollit do të korrë suksese në sezonin 2024-2025.

Suksese Kampione”, shkruhet në njoftimin e Tiranës. Kryeqytetaset synojnë rikthimin te titulli kampion, trofe që mungon në shtëpinë bardheblu që prej vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat