Dashuria e parë nuk harrohet dhe Edon Ibrahimi rikthehet në folenë e tij!
Fer Volley dhe Edon Ibrahimi kanë një të përbashkët që nga themelimi i këtij klubi.
Ibrahimi do të udhëheq si trajner Fer Volleyn (femrat).
“Rikthehet Edon Ibrahimi.
Edoni ishte pjesë e klubit Vk. Pirane në Sllovaki sezonin që lamë pas, ai u rikthye në janar por për shkaqe private nuk kishte të drejt të drejtoj ekipin në ndeshje zyrtare.
Rikujtojmë se Edoni ishte pjesë edhe e klubit hungarez Veszprem VESC si dhe në të kaluarën ka drejtuar kombëtaren e Kosovës U17 dhe U21. Këtë sezon Edoni ka vendosur të qëndroj në Fer Volley pa marr parasysh ofertave”, - njofton KV Fer Volley.