KV Skënderbeu nga Kraishta e Lipjanit, është fitues i edicionit të sivjemë në kampionatin e grupmoshës U14.
“Djemtë e KV Skënderbeu e fituan finalen ndaj KV Vëllaznimi, me rezultat 2:0.
Vendin e tretë e zuri skuadra e KV Feronikeli, e cila arriti të hyjë në mesin e ekipeve më të mira.
Kupën, ekipit kampion ia dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci.
Medaljet e arta u ndanë nga z. Ilir Dedushi, kurse të argjendtat nga z. Hysen Gashi.
FVK e përgëzon KV Skënderbeu për suksesin e arritur, si dhe të gjitha ekipet pjesëmarrëse, për përkushtimin dhe punën”, njofton FVK.