Në grumbullimin e tretë të këtij viti, grupi final i lojtareve të përzgjedhura nga Lorik Ilazi, i ka zhvilluar stërvitjet e rradhës,
Tashmë 16 lojtaret e përzgjedhura, do ta kenë mbi super e tyre kampanjën e kualifikimeve për CEV EuroVolley.
"Grumbullimi është zhvilluar në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik e Sportit (FEFS), në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Te femrat, Kosova është në grup me Rumaninë e Kroacinë, poashtu dy rivalë shumë cilësorë.
Volejbollistet tona e hapin kampanjën e kualifikimeve në ndeshjen me Kroacinë, të cilën e luajnë si vendase, më 17 gusht 2024, nga ora 20:00 në Gjilan.
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) është e përkushtuar për ta bërë më të mirën, që djemtë e vajzat tona, të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë në kualifikimet për CEV EuroVolley.
FVK u uron shumë suksese ekipeve tona Kombëtare, duke kontribuar direkt në mbështetjen e grumbullimeve dhe çdo formë tjetër, që ekipet tona ta kenë paraqitjen sa më dinjitoze", njofton FVK.