Ish volejbollisti Milot Bardhi dhe aktualisht përfaqësues i kampionit të Kosovës, klubit të volejbollit Peja, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot” duke e vlerësuar lart kontributin e saj në sport.
Bardhi tha se “Bota sot” është dritare e fuqishme edhe në informim për sportin e volejbollit.
“Urime 29 vjetorin e gazetës.
Gazeta ‘Bota sot’, sa i përket aspektit sportiv ka vlera të mëdha e veçanërisht në ditët e sotme që opinionin publik ditë për ditë e informon në mënyrë të rregullt e të saktë!”, thotë Bardhi.