Për 6 ditë me radhë, nën urdhrat e përzgjedhësit Martin Nemec, djemtë e kombëtares së Kosovës kanë zhvilluar stërvitje intensive në prag të kualifikimeve për CEV EuroVolley.
“Nemec, i asistuar nga trajneri kondicional Andrej Prandorfy dhe zv. trajneri Skender Lajçi, e vazhduan punën me këto grumbullime deri sot, 5 korrik, për ta mbyllur këtë cikël dhe për të bërë planin për grumbullimin e radhës.
Në grupin e meshkujve, Kosova është përballur me Sllovakinë dhe Letoninë.
Kombëtaren e djemve, për disa ditë radhazi në këto përgatitje, e ka vizituar edhe presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, duke treguar mbështetjen e tij të plotë.
Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë para publikut vendas në Gjilan më 17 gusht 2024, përballë Letonisë.
Pas këtij grumbullimi, do të mësohet lista e ngushtë 14 të ftuarve, të cilëve do t’u besohen kualifikimet.”, njofton FVK.