Drita e Gjilanit ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Fatlum hajrizi do të udhëheq Dritën në edicionin e ri.
Drita ka synime të mëdha në edicionin e ri.
“KV Drita - meshkujt po fillon një epokë të re suksesi me ndryshimet e reja në shtabin teknik!
Fatlum Hajrizi emërohet kryetrajner i skuadrës për të vazhduar të mbajë ritmin dhe nivelin sa më të lartë për ngjyrat kaltër e bardh.
Sot së bashku me presidentin e klubit Drita, Besnik Veseli emëruam Lumin si trajner për edicionin e ri garues në Superligën A të volejbollit.
Me kënaqësinë më të madhe Lumi pranojë të marrë drejtimin e skuadrës ku edhe kalojë shumicën e karrierës si lojtarë e ku dha kontribut të jashtëzakonshëm si në aspekt individual po ashtu edhe kolektiv ku edhe ishte kapiten i padiskutueshëm i ekipit për gjithë këto vite.
Ai është shembulli më i mirë për gjeneratat e reja se si duhet të dashurohet klubi dhe emblema e klubit Drita”, - njofton mes të tjera KV Drita.