Peja dhe Drita do të marrin pjesë në Kupën e Ballkanit 

Volejboll

Peja dhe Drita do të marrin pjesë në Kupën e Ballkanit 

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 22:44
Peja

KV Peja te meshkujt dhe KV Drita e Gjilanit te femrat, do ta përfaqësojnë volejbollin tonë, përmes prezencës së tyre në BVA Kupën e Ballkanit.

“Në grup me “Shqiponjat” nga Peja, do të jetë Pegasus Polichnis nga Greqia, që po ashtu është edhe organizator i garës, së bashku me Arkas Sport Club nga Turqia, Beror 2016 nga Bullgaria dhe Radniçkin nga Serbia.

Data e fillimit të garave dhe palestra ku do të zhvillohen, akoma nuk janë bërë të ditura, e së shpejti ato do t’i specifikojë BVA.

Në konkurrencën e femrave, Intelektualet” nga Gjilani do të jenë në grup nikoqirin e kësaj gare, Galatasaray nga Turqia, PAOK nga Greqia, ZOK Igman nga BeH dhe Zhelezniçari nga Serbia.

Gara e BVA Kupës Ballkanike në konkurrencën e vajzave, do të zhvillohet nga 13 deri më 15 shtator 2024 në Stamboll të Turqisë.

FVK u uron të dy kampionëve të Kosovës, shumë suksese në prezantimet e tyre në BVA Kupën Ballkanike”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat