Ndeshjen e parë “Dardanët” e zhvillojnë para publikut 

Volejboll

Ndeshjen e parë “Dardanët” e zhvillojnë para publikut 

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 19:04
Kosova

Kombëtarja e Kosovës (meshkujt) në volejboll, ka zhvilluar përgatitjet e radhës, në kuadër të ciklit të grumbullimeve, për t'u bërë gati sa më mirë, para kualifikimeve për CEV EuroVolley.

Në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) nga data 13 korrik janë zhvilluar përgatitje intensive, për të arritur performansën e dëshiruar para ndeshjeve kualifikuese.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Martin Nemec dhe me asistencën e trajnerit Skender Lajçi, te Kombëtarja po reflektohet harmoni e disponim, duke synuar që kompaktësia të rritet në nivelet më të larta.

Disa ditë radhazi, këto përgatitje janë vëzhguar nga afër edhe nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe anëtarë të tjerë të bordit.

Te meshkujt, Kosova është në grup me Sllovakinë dhe Letoninë.

Ndeshjen e parë “Dardanët” e zhvillojnë para publikut vendas në Gjilan më 17 gusht 2024, përballë Letonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat